Njofton AAC: Anulohen disa fluturime drejt Italisë në datën 6 korrik

Shqipëria

Njofton AAC: Anulohen disa fluturime drejt Italisë në datën 6 korrik

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë në datën 6 korrik.

AAC ka publikuar listën e fluturimeve që do të anulohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt Italisë në datë 6.7.2021, se fluturimet e mëposhtme afektohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror. 

✈Air Albania

ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 (ANULLOHET)

ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 (ANULLOHET)

✈Alitalia

AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 (ANULLOHET)

AZ585 TIRANE 11:25 –ROME 12:50 (ANULLOHET)

Ju ftojmë të komunikoni në vijim  me kompanitë respektive mbi fluturimet e mësipërme.

Duke ju falënderuar për vemendjen

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat