Mbi 16 mijë doza të vaksinës anti-covid Pfizer pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri.
Lajmin e dha vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ndër të tjera Manastirliu theksoi se do vijohet më tej me lëvrimin sipas kalendarit të vaksinave anti-covid, për të rritur mbrojtjen e sa më shumë qytetarëve nga COVID-19.
Deri më tani në vendin tonë që prej muajit Janar kanë mbërritur 1 milionë e 103 mijë e 690 doza vaksinash nga Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik.