Nuk justifikoi pasurinë, KPP shkarkon prokurorin e Vlorës, Dritan Marku

Shqipëria

Nuk justifikoi pasurinë, KPP shkarkon prokurorin e Vlorës, Dritan Marku

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 16:14
Foto

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me shumicë votash shkarkimin e prokurorit të rrethit gjyqësor Vlorë Dritan Marku, duke rrëzuar kështu kërkesën e tij për vlerësim në tre kritere që vettingu parashikon.

Shkarkimi sipas trupës gjykuese erdhi pasi përfaqësuesi i akuzës nuk argumentoi burimin e të ardhurave për pasurinë.

Gjatë seancës dëgjimore të mbajtur në 1 korrik, trupa gjykuese ngritën dyshime për krijimin e kontratave fiktive nga prokurori me synim justifikimin e burimeve financiare të mëvonshme.

Në to përfshihen një kontratë e vitit 2017 për blerjen e një apartamenti në Vlorë, për të cilin konstatohet se prokurori nuk ka patur burime financiare të ligjshme për të justifikuar blerjen.

Dritan Marku nuk ishte i pranishëm gjatë dhënies së vendimit, duke zgjedhur të përfaqësohet ligjërisht nga avokatja Antoneta Sevdari.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Marku ka cënuar besueshmërinë e publikut.

Me trupën e KPK-së u përball dhe Prokurorja e rrethit gjyqësor Shkodër, Blerta Hamza.

Në të tre kriteret ajo mori vlerësim pozitiv.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat