Flet nga QSUT gjyshja e fëmijëve të plagosur në Velipojë: Doktorët po bëjnë maksimumin, si ndodhi shpërthimi!

Shqipëria

Flet nga QSUT gjyshja e fëmijëve të plagosur në Velipojë: Doktorët po bëjnë maksimumin, si ndodhi shpërthimi!

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Teksa kanë kaluar mbi 24 orë nga ngjarja tronditëse në Velipojë, ku shpërthimi i gazit nga bombolat shkrumboi hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, duke plagosur katër pjesëtarë të familjes, gjendja shëndetësore e këtyre të fundit vijon të jetë tejet kritike.

Gazetari Erjon Skëndaj, ishte sot në ambientet e QSUT, për të mësuar më shumë mbi gjendjen e nënës 40-vjeçare, e cila po lufton me vdekjen, bashkë me tre fëmijët e saj, dy vajzat 30 e 15 vjeçe dhe djalin 12 vjeç. Brenda QSUT ndodhen edhe familjarët e katër të plagosurve, të cilët mbajnë frymën, në pritje të çdo sinjali pozitiv, që mund të vijë nga bluzat e bardha.

Gjyshja e fëmijëve ka folur për gazetarin Skëndaj, duke thënë se doktorët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar jetën e nënës me tre fëmijët, ndërsa është shprehur se zjarri është shkaktuar nga bombola e vogël.

“I kanë rënë mbrapa boll. Doktorët kanë bërë maksimumin. Si infermierë, si doktorë, kanë bërë boll. Bombola e vogël ka marrë. Sa ka ndezur bombolën e vogël me bërë kafen, ka marrë flakë, ka shpërthyer”, ka thënë gjyshja e fëmijëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat