“Të mos shndërrohemi në karikaturë…”/ Rama kritikon BE-në në Samitin e Berlinit

Shqipëria

“Të mos shndërrohemi në karikaturë…”/ Rama kritikon BE-në në Samitin e Berlinit

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 22:49
Edi Rama

Këtë të hënë është zhvilluar përmes një video konference takimi i fundit i procesit te berlinit, organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Gjatë këtij samiti ka folur edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka kursyer kritikat te ashpra ndaj Bashkimit Evropian.

Sipas kreut të qeverisë, blloku po shuan flakën e shpresës te e ardhmja.

“Është e trishtë dhe të gjithë e dinë që ndërkohë procesi i integrimit europian të të gjithë rajonit në BE, që dikur shihej dhe tregohej si rruga e duhur për të nënshtruar nacionalizmat ballkanikë, është shndërruar tanimë në një proces që shtypet nga nacionalizmat e BE-së.Ja që, herë aty e herë këtu, nacionalizmat në BE po e ndërlikojnë shumë rrugëtimin tonë europian e po luajnë shumë rolin e kundërt me të.

Megjithatë, siç thoshte edhe legjendari Donald Trump, ‘Është kjo që është’, kësisoj na duhet të ecim përpara me atë çka kemi.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat