“Më të mirët në botë” Yuri Kim takohet me fermerët shqiptarë, shfaqet me shalqi në dorë

Shqipëria

“Më të mirët në botë” Yuri Kim takohet me fermerët shqiptarë, shfaqet me shalqi në dorë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 23:39
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka takuar pasditen e sotme me disa fermerë shqiptarë.

Në Instagram ajo ka postuar disa foto, ku shihet mes frutave e perimeve, ndërsa thotë se “Shqipëria ka shalqinjtë më të mirë në botë”.

Ambasadorja Yuri Kim prej kohësh promovon bukuritë e vendit tonë dhe mikpritjen shqiptare, duke i bërë ftesë të huajve që të vizitojnë Shqipërinë.

Ajo gjithashtu ka pritur edhe miqtë e saj të vendlindjes, të cilët kaluan disa ditë në vendin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat