Dy persona, një në Lezhë dhe një në Durrës janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Një 32-vjeçar u arrestuar në Lezhë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2018, në Thumanë, ky person ka kanosur me armë zjarri personin D. M. Një 22-vjeçar u arrestua në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.; Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Pikës Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin: F., 32 vjeç, banues në Varosh, Lezhë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në vitin 2018, në Thumanë, Krujë, ka kanosur me armë zjarri shtetasin D. M.
Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u ndalua shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.