Vendosi 40 shezlongë në hapësirën publike, nën hetim 29-vjeçari në Vlorë

Shqipëria

Vendosi 40 shezlongë në hapësirën publike, nën hetim 29-vjeçari në Vlorë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Policia e Shtetit vazhdon të hetojë personat që kanë shfrytëzuar hapësirat publike në plazhe, pa leje.

Sipas policisë, 29-vjeçari me iniciale B.T. kishte vendosur 24 çadra dhe 40 shezlongë, pa u pajisur më parë me lejen përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi:
B. T., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. U sekuestruan 24 çadra dhe 40 shezlongë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat