​Dogji 20 hektarë pyje në Vithkuq, policia procedon zjarrvënësin e dyshuar

Shqipëria

​Dogji 20 hektarë pyje në Vithkuq, policia procedon zjarrvënësin e dyshuar

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka identifikuar dhe nisur procedimin penal ndaj një 54-vjeçari, i cili dyshohet si autor i zjarrvënies në pyllin e Vithkuqit, ku u dogjën mbi 20 hektarë me pisha, shkurre dhe bimësi të tjera.

Zjarri në këtë zgjati për tre ditë ndërsa për shuarjen e tij u angazhuan me dhjetëra forca zjarrfikëse, efektivë të forcave të armatosura, punonjës të njësisë administrative dhe banorë të zonës.

I dyshuari për këtë zjarrvënie është banor i Vithkuqit.

Ndërsa për momentin nuk jepen detaje nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat