Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç mbrëmjen e sotme do të flasë për familjen e tij, partinë, karrierën politike, postin në qeveri, sfidat e vendit të tij, avancimin e statusit të shqiptarëve.
Ai do të flasë edhe për marrëdhënien me Presidentin Gjukanovic në një intervistë të gjatë për “ABC” dhënë për analistin Mentor Nazarko, që do të transmetohet në 21:00 në “Log.”.
Raporti me udhëheqësit në Shqipëri dhe Kosovë, çfarë mendon Dritan Abazoviç për Edi Ramën dhe Albin Kurtin, liderët e tjerë, por edhe rolin e Serbisë do të jenë pjesë e bisedës.
Për këto dhe shumë çështje të tjera ndiqni sonte në 21:00 intervistën e plotë të Dritan Abazoviç në “ABC”.