Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë për mediat ka vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.
Gjatë fjalës së saj Xhaçka theksoi se rezultati në Asamblenë e Përgjithshme ishte një kurorëzim i një punë shumë afatgjatë.
“Është një mundësi për të gjithë shqiptarët për të çuar përpara interesat tona kombëtare.
Ne shkojmë në Këshillin e Sigurimit me këmbë në tokë, me besimin tek fuqia e ideve. Shqipëria sot ka çfarë t’i tregojë botës”, tha Xhaçka.