Një 50-vjeçare në Sarandë është vënë në pranga pasi u kap duke trafikuar një të mitur. Mësohet se 50-vjeçarja B. M, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap në flagrancë rreth orës 14.30.
Ai po trafikonte 12-vjeçarin Ronaldo Tanushi, nxënës i klasës së gjashtë, banor në lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë.
Kujtojmë se Ronaldo prej dy ditësh kërkohej nga familjarët.
Babai i tij, bëri apel në mediat sociale, duke publikuar foton e të birit dhe duke kërkuar nga çdo person që mund ta kishte parë, që ta kontaktonte.