U prangos sot nga operacioni i SPAK në Lushnje, Bujar Murati ka qenë i arrestuar dhe në 2009. Murati arrestua në 2009 për korrupsion, ishte Drejtor i Përgjithshëm i Prokurimeve Publike.
Sipas hetimeve në 2009 për zbardhjen e aferave korruptive që po kryheshin me tenderin prej 125 mijë eurosh të uniformave blu, i arrestuar ishte edhe Bujar Murati, drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të Procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas prokurorisë, katër biznesmenë të kompanive të ndryshme i kanë paguar shuma të majme Muratit, duke u paracaktuar fitues në tenderin për uniformat.
Sot Bujar Murati ishte biznesmen i kompanisë "Euro alb" duke përfituar fonde publike.
Euro Alb.shpk ka qenë kompania e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj thuhet në tender. Murati, pronari kompanisë akuzohet për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve "kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.