Trafikonte fëmijën, arrestohet 50-vjeçarja në Sarandë

Shqipëria

Trafikonte fëmijën, arrestohet 50-vjeçarja në Sarandë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Një 50-vjeçare me inicialet B.M përfundoi mbrëmë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi u kap duke trafikuar të miturin nga Bathorja, që ishte në kërkim nga familja prej 2 ditësh.

Policia bën me dije se i mituri është një nxënës i klasës së gjashtë, me banim në Bathore të Tiranës. 12-vjeçari ishte shpallur prej dy ditësh i zhdukur nga familjarët.

Babai i të miturit ka apeluar në rrjetet sociale për ndihmë, duke deklaruar se djali i tij ishte larguar nga banesa pa asnjë njoftim.

Njoftimi i plotë

Nga Specialistë për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. M, 50 vjeç, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, pasi në orën 14.30 të datës 06.07.2021 në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap duke trafikuar shtetasin e mitur, R. G. T. 12 vjeç, nxënës i klasës së gjashtë, banor në lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat