Mbyllet Kuvendi i “emergjencës”, Ruçi: Nuk jemi të inatosur nga bllokimi i negociatave, ndërtojmë Evropën këtu

Shqipëria

Mbyllet Kuvendi i “emergjencës”, Ruçi: Nuk jemi të inatosur nga bllokimi i negociatave, ndërtojmë Evropën këtu

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 12:41
Gramoz Ruçi

Në seancën e fundit parlamentare kryetari I kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë një analizë të ligjeve të miratuara, mes të cilëve ka renditur dhe komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. Megjithatë jashtë vëmendjes së tij nuk mbeti ngecja e negociatave të integrimit, teksa theksoi se shqiptarët nuk janë të inatosur nga ky vendim.

Ai kërkoi që kalendari evropian të realizohet dhe të ndërtohet Evropa në Shqipëri, jo për të marrë nota të mira por për të rritur ekonominë e vendit. Në këto katër vite të parlamentit opozita dogji mandatet në mes duke u zëvendësuar nga emra që ishin në fund të listave.

Aspiratat evropiane të vendeve të Evropës së re pengoheshin nga standardet e rrepta të Evropës së vjetër. Sot vendet tona i vendosin artificialisht pengesa prej vetë Evropës së re. Megjithatë ne shqiptarët nuk jemi as ët inatosur, as të dëshpëruar dhe as pesimistë. Për ne thelbësore është që kalendari jonë evropian të realizohet këtu, në vendin tonë, në Shqipëri. Ne duhet të ndërtojmë Evropën këtu ku jemi, ne duhet të kryejmë reformat dhe po zhvillojmë vendin për të krijuar të mira publike," tha Ruçi.

Në fund të fjalës së tij, Ruçi u përcoll me duartrokitje nga kolegët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat