Dy raste të kultivimit të kanabisit në banesë janë goditur ditën e sotme.
38-vjeçari Isuf Koçi banues në Hardhishtë të Shijakut është arrestuar pasi përshtati banesën e tij për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa në fshatin Halil të Krujës në oborrin e banesës së shtetasit L. K.47 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan fidanë kanabis.
Këtij shtetasi, gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi më datë 23.06.2021, është ndaluar me iniciativë nga shërbimet e Policisë Krujë, sepse gjatë kontrollit në pronën e tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis sativa.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, u konstatua se kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan fidanë narkotikë kanabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.