Armela Krasniqi është zgjedhur kryetarja e re e AMA-s, pasi mori shumicën e votave në Kuvend.
Kjo lëvizje e Kuvendit është kritikuar nga ana e opozitës, e cila ka akuzuar mazhorancën se po tenton të ushtrojë kontroll absolut mbi AMA-n.
Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri kërkuan të shtyhej votimi për kreun e ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive, por ky apel nuk u mor parasysh nga Kuvendi i Shqipërisë.
BE-ja thekson se ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave, përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve.
Për drejtimin e AMA-s shprehën interesim Armela Krasniqi dhe Alketa Dibra, ndërsa me shumicë votash Kuvendi i Republikës në seancën e fundit të kësaj legjislature zgjodhi znj. Krasniqi për të drejtuar institicionin në fjalë.