Ditën e nesërme, në orën 09:00, të mbështetur nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, personeli i Spitalit Ushtarak Tiranë do të organizojë një tubim në sheshin qendror të këtij spitali.
Mjekët akuzohen për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike pasi i kanë marrë Fatbardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit. Gjithashtu në pranga u vu edhe Fatbardh Dyli , 40 vjeç, banues në Shkodër, i akuzuar për korrupsion pasiv.