E anuloi menjëherë vizitën! Lala tregon me të papriturën që është përballur Rama

Shqipëria

E anuloi menjëherë vizitën! Lala tregon me të papriturën që është përballur Rama

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:38
Klodiana Lala

Fatos Tushe u arrestua në zyrën e tij në Bashkinë e Lushnjes një ditë më parë, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK.

Në të njëjtën ditë, pranë Lushnjes u pa duke kaluar edhe eskorta e kryeministrit Edi Rama.

Gazetarja Klodiana Lala shkruan se Rama atë ditë kishte vendosur për të zhvilluar një takim me Tushen, por plani i kthye kur Gardistët morën informacione lidhur me çfarë do të ndodhte në qytet.

“Garda zbarkoi dje ne mengjes ne Lushnje. Me vone, ne kete qytet do te mberrinte kryeministri. Se di nese z.Rama do te shkelte ne Bashkine e drejtuar nga Tushe. Por ndersa merreshin masa per sigurine e KM, gardistet pane sesi Lushnja u “pushtua” nga forcat speciale.

Nje prej tyre informoi eproret per situaten. Policia arrestoi kryebashkiakun Tushe pas dyshimeve per abuzime me fondet e tenderit per pastrimin e kanaleve vaditese. KM nderkohe e kishte anuluar viziten… Me vone dihet. Edi Rama u distancua nga i zgjedhuri vendor. ps.anulimi i vizites nuk mu konfirmua zyrtarisht! Nese dikush di detaje lutet me te thote dicka me shume,” shkruan gazetarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat