Përmes një postimi në Facebook, deputeti i zgjedhur më 25 prill, Klevis Balliu shkruan se Parlamenti i ri duhet të miratojë ngritjen e një Komisioni Hetimor për Parlamentin e vjetër.
Sipas Balliut, parlamenti aktual ka marrë përsipër një seri krimesh duke votuar ligje antikushtetuese, por edhe ligje për koncesione mafioze dhe kriminale duke grabitur qytetarët shqiptarë.
Ai shton se është detyra themelore e opozitës është të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor në rrugë institucionale, për këto vendime, që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Balliu: Parlamenti i ri duhet të miratojë ngritjen e një Komisioni Hetimor për Parlamentin e vjetër. Parlamenti qesharak që fatmirësisht u mbyll, ka marrë përsipër një seri krimesh duke votuar ligje antikushtetuese, por edhe ligje për koncesione mafioze dhe kriminale duke grabitur qytetarët shqiptar. Si rrjedhojë detyra themelore e opozitës është të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor në rrugë institucionale, pikërisht për këto vendime, në mënyrë që të gjithë ata që kanë votuar dhe firmosur ligje për PPP-të e mafies dhe ligje antikushtetuese të dalin para drejtësisë.