Mjekët e Traumës protesojnë pas arrestimit të dy kolegëve: Mos na trajtoni si kriminelë

Shqipëria

Mjekët e Traumës protesojnë pas arrestimit të dy kolegëve: Mos na trajtoni si kriminelë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 09:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Sikundër paralajmëroi një ditë më parë, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka dalë këtë të enjte në protestë kundër vendimit të Gjykatës për të lënë në burg dy mjekët, Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, të cilët morë para për operacionin e Elmelind dylit, 17-vjeçari që mbeti i plagosur pak javë më parë në masakrën e Velipojës.

Mjekët e Traumës kërkojnë që të bëhet një reformë të thellë në shëndetësi.

Ndërsa sollën në kujtesë premtimin e kryeministrit Edi Rama për autonomi spitalore.

Kolegët e dy mjekëve të arrestuar shprehen se ata nuk mund të trajtohen si kriminelë, ndërsa e cilësojnë abuzive dhe në kundërshtim me ligjin burgosjen e bluzave të bardha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat