GJKKO tërhiqet nga vendim për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe grupin e zyrtarëve

Shqipëria

GJKKO tërhiqet nga vendim për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe grupin e zyrtarëve

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 16:58
Fatos Tushe

Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar është tërhequr për të marrë vendim për masat për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe dhe grupin e zyrtarëve të arrestuar për shpërdorim detyre në Bashkinë e Lushnjës.

Tushe dhe 10 zyrtarët e tjerë u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar me detyrën për një tender të dhënë ndaj një kompanie, pa iu referuar procedurave.

HETIMET

Prokurorët e SPAK kanë dyshime të forta se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe e ka shpërdoruar detyrën disa herë, jo vetëm duke favorizuar miqtë e tij për të fituar tendera, por edhe duke abuzuar me pasuritë publike. Episodi i parë lidhet me tenderin me vlerë 24 milionë lekësh, për pastrimin e kanaleve vaditëse në rrethinat e Lushnjes, ku nga hetimet rezulton se është favorizuar kompania Euroalb shpk, me të cilët sipas SPAK është lidhur një kontratë fiktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat