Analisti i njohur Agim Baçi foli për takimin e sotëm që Rama zhvilloi me Policinë e Shtetit.
Baçi e kritikoi Kryeministrin për mënyrën si flet, duke u shprehur se kjo mënyrë të jep përshtypjen sikur Rama ka qenë në opozitë gjithë këto vite dhe tashmë ka marrë pushtetin.
“Mjafton të shikoje sot takimin me Policët Z. Rama nuk ka turp fare të flasë sikur ka qenë në opozitë dhe erdhi në pushtet tani. Këto qendrime i ka thënë në vitin 2013, në vitin 2017. Këto po i thotë tani përsëri.
Kjo është një shaka e madhe sepse mjafton të shikojmë dosjen e arrestimeve të “Shpirtit”, që të kuptojmë se policët nuk kanë pasur asnjë mundësi që t’u kundërvihen shefave të tyre por janë bërë thjeshtë pjesë e strukturës me urdhër nga lart. Kjo është një dosje më e rëndë se ajo e Z. Tushe,” theksoi ai.