Ish-deputeti kërkon të nisin hetimet për Erion Braçen

Shqipëria

Ish-deputeti kërkon të nisin hetimet për Erion Braçen

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 19:18
Erion Braçe

Ish-deputeti, Klevis Balliu ka komentuar arrestimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.

Balliu thotë se njeriu që sot është pas hekurave si hajdut ka menaxhuar fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Nga ana tjetër ai kërkon që hetimet të shtrihen përtej tij.

“Ky Tushe që u arrestua ka qenë aktiv gjatë fushatës, dimë gjë, se ka qenë kryetar bashkie. Ky hajduti që është sot në burg paska menaxhuar fushatën atje? Cila është lidhja e tij me Erjon Braçen, çfarë impakti dhe marrëdhënie biznesi, politike, ekonomike ka pasur Braçe me këtë njeri, është deputeti. Braçe është njeriu që e ka promovuar kryetarin e Bashkisë. Po Erjon Braçe për firmat që ai ka vënë, se nuk i ka vënë Rama, do të hetohet? Firmat për koncesionet, shumicën ja ka lënë Braçes ti firmosë. Do hetohen këta njerëz?”, u shpreh Balliu për Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat