Tetë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

Tetë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 20:21
Ilustrim

Asnjë i vdekur dhe tetë raste të reja me COVID-19 janë identifikuar në Shqipëri gjatë orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale thotë se rastet pozitive janë gjetur në Tiranë, Korçë, Devoll dhe Gjirokastër.

Në Spitalin Infektiv pesë pacientë po marrin trajtim të specializuar, ndërsa aktualisht raportohen 72 raste aktive.

Nga fillimi i epidemisë 2,456 qytetarë kanë humbur jetën dhe mbi 130 mijë janë shëruar nga simptomat e virusit vdekjeprurës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat