Djali i çiftit Ismalaja zbulon detaje nga vrasja e nënës së tij nga i ati

Shqipëria

Djali i çiftit Ismalaja zbulon detaje nga vrasja e nënës së tij nga i ati

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 22:16
Klarita Ismalaja

Klarita Ismalaja u vra me thikë nga bashkëshorti i saj Artan Ismalaja, pikërisht ditën kur çifti kishte dalë nga banesa dhe do shkonin tek noteri për të kryer shitjen e një sipërfaqeje tokë.

Ky detaj nga dalë nga rrëfimi i Arlind Ismalaja, djali i çiftit, i cili deklaron se ka qënë në dijeni se në mëngjesin e datës 5 korrikut 2021, prindërit e tij janë nisur në drejtim të qytetit të Krujës për të vazhduar proçedurat për shitjen e tokës në pronësi të tyre.

Djali i çiftit ka treguar se ndërmjet prindërve, ka patur debate familjare, por jo të asaj shkalle që mund të ndodhte një ngjarje e tillë.

Ndërkohë ditën e djeshme prokuroria e Krujës i ka kërkuar gjykatës së këtij qyteti caktimin e masës së “arrestit në burg” për Artan Ismalaja.

Seanca është zhvilluar në ambjentet e spitalit Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjëndjes shëndetësore jo të mirë të Artan Ismalaja, ndërsa gjyqtarja ka caktuar masën e “arrestit në burg” për autorin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat