Neritan Ceka ka treguar për herë të parë shkakun e prishjes së miqësisë me kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se arsyeja e prishjes së marrëdhënieve me Ramën ka qenë një sms për të lexuar një artikull mbi gjendjen në shëndetësi.
“Unë jam prishur me Ramën, është si anekdotë. Nuk mund të themi që ka qenë miku im, por në atë rrethin e njohjes, simpative që kishim, kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm. Mora një ditë, nga një miku ynë i përbashkët, që është mjek, një artikull për të lexuar për gjendjen në shëndetësi.
E lexova artikullin dhe krijova përshtypjen që ishte rrumpallë shëndetësia jonë dhe e krahasova me gjendjen e administrimit të pasurive tona dhe i shkruajta një sms dhe i thashë lexo artikullin që ka shkruar miku ynë i përbashkët dhe i thashë nëse kjo është gjendja edhe në administratë, ky është vendi i rrumpallës. Që në atë kohë më çoi një përgjigje të ashpër duke thënë se isha shpifës e ziliqar”, tha Ceka për MCN Tv.