Arjan Curri dhe Ylli Rakipi bëjnë reagimin e papritur për Lulzim Bashën

Shqipëria

Arjan Curri dhe Ylli Rakipi bëjnë reagimin e papritur për Lulzim Bashën

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 23:12
Arjan Curri

Analisti Arjan Curri shprehet me ironi se kryedemokrati Lulzim Basha do të habitet kur të fitojë zgjedhjet.

Ai tha se Basha nuk do pranojë edhe po të fitojë.

“Si thotë Migjeni, boll me fitore”, u shpreh Ceka, ndërkohë që Curri dhe Rakipi nuk i mbajtën dot të qeshurat dhe shtuan se as Basha nuk e synon fitoren dhe se s’do pranonte edhe nëse do fitonte.

Pjesë nga diskutimi në MCN TV

Rakipi: Ju e përmendët tre herë Bashën, ai është një lider që ka humbur katër palë zgjedhje. Mos vallë është fitimtar për të humbur.

Ceka: Po ç’më duhet mua të fitojë ai gjithmonë?

Rakipi: Ai nuk ka fituar asnjëherë.

Curri: Që të bëhet rotacion.

Ceka: Këta çunat e mirë që kemi ne në opozitë po i fute në pozitë nesër do bëhen si këta që janë tani.

Rakipi: Ju thoni që të rrinë në opozitë si tani?

Ceka: Të rrinë në opozitë, të forcohen dhe të bëjnë opozitën mirë se këtë se kemi pasur.

Rakipi: Edhe atij kështu i pëlqen.

Curri: Kjo është shumë origjinale, na keni kapur gafil.

Rakipi: Na keni kapur mat.

Ceka: Si thotë Migjeni, boll me fitore.

Rakipi: Edhe atij aty i ka mbetur mendja.

Curri: Edhe kur të fitojë do habitet...

Rakipi: Po s’besoj do pranojë ai edhe po të fitojë. Nuk besoj se do ikë prej aty.

Ceka: Unë do ta mbështes opozitën përjetësisht. Bashën do ta mbështes edhe katër vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat