Sherri për një vajzë, i riu në gjendje të rëndë - Çfarë thotë Policia

Shqipëria

Sherri për një vajzë, i riu në gjendje të rëndë - Çfarë thotë Policia

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Përfundon në gjendje të rëndë në spital pas përleshjes për një vajzë një i ri 25 vjeç Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes në qytetin e Laçit. Mësohet se Llej Lika ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup të shkaktuara nga sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak ndërsa personat që kanë dhunuar të riun nuk janë identifikuar ende.

ABC mëson se shkak i këtij sherri ka ndodhur për një vajzë , ku më pas të rinjtë kanë dhunuar me sende të forta 25-vjeçarin, ku ky I fundit për shkak të plagëve të rënda që ka marrë është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat