Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit tonë, kurse me kthjellime vijon vetëm vija bregdetare. Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur në zonat malore Veriore dhe juglindore do të ketë zhvillim të vanësirave konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu.
Orët e mbrëmjes dhe natës ri-kthejnë motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke u luhatur nga 19°C mëngjesi deri në 40°C mesdita
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi Perëndimor- Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.