Këtë të premte kanë nisur dhe fluturimet e para nga aeroporti i Kukësit. Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të kryhet nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines.
Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës fluturimi i parë do të jetë 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 franga zviceriane.
Lajmin për nisjen e fluturimeve e ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Kreu i qeverisë shkruan se këtë të premte hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale.