Basha për Ramën: Shqiptarët e dinë se peshku qelbet nga koka

Shqipëria

Basha për Ramën: Shqiptarët e dinë se peshku qelbet nga koka

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 13:27
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga Edi Rama, i cili në një takim me kryebashkiakët e emëruar në votimet e 30 qershorit, i ka sulmuar këta të fundit.

Basha shprehet se Rama mund të lajë duart me një kryebashkiak apo të bëjë koka turku por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Image
Foto e publikuar në Facebook

Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat