Në fund të takimit, kryeministri Edi Rama u ndërpre nga një prej kryebashkiakëve që ishte prezent në takim.
Nuk u shfaq në video për ta kuptuar se për cilin kryebashkiak bëhej fjalë, si dhe nuk u dëgjua qartë se çfarë donte të thoshte, mirëpo Rama u nervozua aq shumë nga ndërhyrja sa i kërkoi të ulej.
‘Të lutem ulu, ulu se s’të dhashë fjalën ty.
Shumë faleminderit këtu mbyllet’– i drejtohet Rama me një qëndrim serioz.