Një aksident tragjik i mori jetën sot 38-vjeçarit, Marsel Nazifi, Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Maliqit.
Aksidenti ndodhi sot paradite në afërsi të fshatit Dushar, në zonën e Lozhanit.
Sipas të dhënave viktima Marsel Nazifi ishte pasagjer, por në momentin e aksidentit është hedhur nga mjeti për të shpëtuar, por ky i fundit e ka zënë poshtë duke i marrë jetën.
Po ashtu nga aksidenti janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.