Tentoi për herë të dytë vetëvrasjen, i riu nga Bulqiza në gjendje të rëndë

Shqipëria

Tentoi për herë të dytë vetëvrasjen, i riu nga Bulqiza në gjendje të rëndë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Një 29-vjeçar tentoi vetëvrasjen pasditen e sotme duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon në Bulqizë. Ai është Gëzim Duriçi. 

E ndërsa motivet ende nuk dihen dhe dyshimet janë se vuan nga problemet mendore, kanë qenë banorët e lagjes që pasi kanë parë ngjarjen njoftuan ambulancën dhe policinë. 

29-vjeçari fillimisht u dërgua në spitalin e Bulqizës, por sipas mjekëve kishte fraktura të rënda në trup çka i detyroi që ta transportonin drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Kjo ishte hera e dytë që ai tentonte vetëvrasjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat