Hetimi për spiunët rusë në Shqipëri, reagon ashpër Ministria e Jashtme e Rusisë

Shqipëria

Hetimi për spiunët rusë në Shqipëri, reagon ashpër Ministria e Jashtme e Rusisë

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 23:35
Ambasada ruse në Shqipëri

Disa ditë më parë Drejtoria e Antiterrorit i ka kërkuar Prokurorisë që të hetojë dy shtetasit rusë, Georgi Budanov dhe Vladislav Cherkasov, të cilët kanë vizituar Shqipërinë para dhe gjatë stërvitjes ushtarake “Defender 21”, dhe janë të dyshuar për spiunazh.

Për këtë çështje ka reaguar ditën e sotme edhe Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila në një postim në rrjetet sociale e quan hetimin e rusëve një akt propaganda të NATOS-s.  Gjithashtu ministria akuzon edhe mediat shqiptare se po e “fryjnë” shumë këtë çështje.

“Media shqiptare po e fryn çështjen penale të hapur nga dy prokurorët vendas kundër dy rusëve që dyshohen për spiunazh.

Ambasada ruse në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Incidenti duket të jetë një propagandë nga ana e NATO-s”, shkruan Ministria e Jashtme ruse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat