Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Vaksinohuni

Shqipëria

Tritan Kalo thirrje qytetarëve: Vaksinohuni

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 09:08
Tritan Kalo

Mjeku i njohur Tritan Kalo u ka bërë sërish apel qytetarëve që tu drejtohen qendrave të vaksinimit në mënyrë që të mbrohen nga Covid-19. Sipas Kalos beteja ndaj Covid-19 nuk ka përfunduar akoma dhe se tashmë vendi ynë ashtu si shumë vende të Europës dhe botës po kërcënohet nga varianti Delta i Covid-19.

“Me ose pa praninë e variantit “delta” si dhe të tjera varianteve të Sars-Cov2/Covid-19, PËRPARËSI në mbrojtjen e shëndetit tonë nga kjo “flamë mbarëbotërore” vijojnë të kenë VETNDËRGJEGJËSIMI dhe së fundmi edhe VAKSINIMI”- shkruan Kalo në një postim në Facebook.

Kalo u kërkon qytetarëve që të mos u besojnë teorive të ndryshme që kanë dalë rreth vaksinave dhe procesit të vaksinimit.

“Miq, të afërm, bashkëqytetar dhe bashkëkombas, MBANI të mbyllura veshët e “dritaret e mëndjes” ndaj teorive të Gjithollogëve kundra vaksinimit si proçes po ashtu edhe dyshimeve të pavënda ndaj llojit të vaksinave, nëse këto vaksina janë të aprovuara nga FDA, EMA apo WHO”- shkruan Kalo.

Gjithashtu në statusin e tij Kalo kujton se vetëkujdesja në keëto ditë të nxehta është thelbësore. Ai thotë se duhet marrë masat për higjenë vetjake dhe kolektive.

‘Njëkohësisht, VETKUJDESJA kurrë nuku duhet nënvlerësuar në çdo rrethanë, sidomos në këto javë “të ferrit klimatik”…..Masat për higjenën vetjake dhe atë kolektive vijojnë të jenë shumë dobiprurëse jo vetëm ndaj infeksionit nga Sars-Cov2, por ato rezultojnë mjaft të dobishme edhe ndaj infeksioneve stinore respiratore, të lëkurës, ato gastro-intestinale, të syve apo të prekjes së gjithë organizmit tonë’- shtoi mjeku i njohur.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane….10.07.2021 e në vijimësi….Me ose pa praninë e variantit “delta” si dhe të tjera varianteve të Sars-Cov2/Covid-19, PËRPARËSI në mbrojtjen e shëndetit tonë nga kjo “flamë mbarëbotërore” vijojnë të kenë VETNDËRGJEGJËSIMI dhe së fundmi edhe VAKSINIMI….Pavarësisht imunizimit aktiv pas kalimit të Covid-19 me ose pa shënja klinike, me rastin më të parë që na mundësohet kurrë të mos hezitojmë për t’u vaksinuar…..Vaksinat e përdorura si kudo në Botë edhe te ne, kanë të ndryshme përqindjen e parandalimit të Covid-19, por kanë të përbashkët përqindjen shumë të lartë përsa i përket parandalimit të mundësisë së kalimit të formave të rënda dhe të hospitalizmit prej kësaj sëmundje jetëlënduese dhe jetëmarrëse….Miq, të afërm, bashkëqytetar dhe bashkëkombas, MBANI të mbyllura veshët e “dritaret e mëndjes” ndaj teorive të Gjithollogëve kundra vaksinimit si proçes po ashtu edhe dyshimeve të pavënda ndaj llojit të vaksinave, nëse këto vaksina janë të aprovuara nga FDA, EMA apo WHO….Njëkohësisht, VETKUJDESJA kurrë nuku duhet nënvlerësuar në çdo rrethanë, sidomos në këto javë “të ferrit klimatik”…..Masat për higjenën vetjake dhe atë kolektive vijojnë të jenë shumë dobiprurëse jo vetëm ndaj infeksionit nga Sars-Cov2, por ato rezultojnë mjaft të dobishme edhe ndaj infeksioneve stinore respiratore, të lëkurës, ato gastro-intestinale, të syve apo të prekjes së gjithë organizmit tonë….NE kurrë nuk do rreshtim për t’ju informuar dhe sensibilizuar….KINI mirë parasysh se të gjitha rastet e pranuara së fundmit në spital i përkasin individëve nga grupmoshat që tashmë i kanë marë të dy dozat e vaksinës, POR ata/ato kanë hezituar të vaksinohen si edhe bashkëmoshatarët e tyre…..NUKU e kemi fituar ende përfundimisht betejën me këtë armik të padukshëm, përkundrazi…..NE ishim, jemi dhe kurdoherë do të jemi aty në vijën e parë të Ruajtjes dhe të Përkujdesjes ndaj Shëndetit e Jetës suaj…..Together forever!!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat