Ditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, tek kthesa e Krastës, ku bëhet me dije se një kamionçinë ka përplasur një fëmijë rreth 12-vjeç.
I mituri është transportuar në spital dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Në pamjet e siguruara, në rrugë shihen njolla gjaku, një kapele e bardhë dhe një shapkë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.