Aksioni i SPAK në Ministrinë e Brendshme, reagon ambasadorja e SHBA-së

Shqipëria

Aksioni i SPAK në Ministrinë e Brendshme, reagon ambasadorja e SHBA-së

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 13:00
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas aksionit të SPAK në Ministrinë e Brendshme, ku u vunë në pranga tetë persona, nën akuzën e abuzimit me tenderat.

Në një postim në rrjetet sociale, Yuri Kim ka përcjellë mesazhe të forta, ndërsa thekson se abuzimi me tenderat është krim.

“Më vjen mirë të shoh më shumë aksione të SPAK kundër korrupsionit.

Abuzimi dhe mmanipulimi me prokurimet publike, është njëlloj si të vjedhësh nga të gjithë qytetarët (përfshirë qytetarët e SHBA.-së, taksat e të cilëve u japin ndihmë) për të majmur për të majmur kuletat e vetes ose të “miqve” të tyre. Është një krim.”-shkruan ambasadorja Kim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat