(E plotësuar 15:39) -
Një autobus pasagjerësh ka dalë nga rruga në Gramsh dhe për pasojë një 30-vjeçar ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërsa policia bën me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Aksident në Gramsh
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Gramsh-Kërpiç.
Mësohet se një minibus i linjës Gramsh-Kërpaç ka dalë nga rruga, duke rënë në një përrua.
Ndërkohë, policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë nisur drejt vendngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bregas, ndërsa priten detaje nga policia.