Aksidenti në Gramsh ku humbi jetën 30-vjeçari, shihni ku ka përfunduar autobusi

Shqipëria

Aksidenti në Gramsh ku humbi jetën 30-vjeçari, shihni ku ka përfunduar autobusi

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 16:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Gramsh-Kushov, pasi një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga.

Për pasojë autobusi ka përfunduar në një greminë rreth 30 m dhe si pasojë i ka marrë jetën një 30-vjeçari.

Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe 9 persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes krahas ambulancës dhe grupit hetimor ka mbërritur edhe zjarrfikësja, e cila po punon për të nxjerrë nga gremina edhe trupin e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat