Vaksinimi masiv, Rama: Prej sot vaksina ju vjen në shtëpi

Shqipëria

Vaksinimi masiv, Rama: Prej sot vaksina ju vjen në shtëpi

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 16:48
Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë të ditur se prej sot vaksina u vjen qytetarëve në shtëpi me anë të njësive të lëvizshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri shkruan se kjo njësi, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv do t’i japë mundësinë çdo qytetari që të vaksinohet afër vendbanimit.

POSTIMI

“Prej sot vaksina ju vjen në shtëpi me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit. #ShqipëriaBuzëqesh” 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat