Vdiq nga infarkti në zemër kur mësoi se djali i ishte arrestuar, ky është biznesmeni nga Saranda

Shqipëria

Vdiq nga infarkti në zemër kur mësoi se djali i ishte arrestuar, ky është biznesmeni nga Saranda

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 18:02
Biznesmeni Shuaip Sejko

Biznesmeni Shuaip Sejko, i njohur me pseudonimin “Çapi”, ndërroi jetë në orët e para të këtij mëngjesi, si pasojë e një infarkti pasi mësoi se djali i tij ishte shoqëruar në komisariat.

Policia e Sarandës njoftoi sot në një deklaratë për shtyp, duke thënë se ka gjobitur me 1 milion lekë të reja shtetasin K.S., pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje të aktivitetit, në lokalin e tij, në lagjen nr.1 Sarande.

Por çfarë ndodhi dje pas mesnate? 

Rreth orës 04:00, policia ka shkuar në lokalin e Sejkos ku ka gjetur një tavolinë dhe e ka shoqëruar në Komisariat. Dëshmitarët kanë deklaruar se kanë njoftuar babain e tij, i cili ka tentuar menjëherë të shkojë në polici. Por është ndjerë keq dhe ka përfunduar në spital ku ka vdekur për shkak të një infarkti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat