Avokati Spartak Ngjela deklaroi se është tifoz i Anglisë.
Avokati parashikoi, se sfida del ose 1 me 1 dhe vendoset nga pika e bardhë e penalltisë, ose fitojnë pastër “Tre Luanët” me rezultatin tre me zero.
Pjesë nga intervista në News24
Ju kam parë të angazhuar me sportin, është finalja, kush do të fitojë?
Spartak Ngjela: Ka momente të caktuara që nuk eliminohet tifozllëku, ajo eliminohet kur ke rezultatin. Kështu e bëjnë tifozët, e shohin që skuadra tjetër është superiore dhe gjejnë justifikime, nuk pranojnë humbjen. Mua do të më pyesësh pas ndeshjes, në këto momente pres të fitojë Anglia. Del ose 1 me 1, ose 3 me zero Anglia.