Nëse një malazez dëshiron të vizitojë Shqipërinë nuk paguan asgjë.
Ndërsa e kundërta ndodh për mijëra e mijëra shqiptarë, të cilët gjatë gjithë vitit shkojnë në shtetin fqinj, për pune, turizëm apo edhe shkodranet të cilët duan të vizitojnë të afërmit e tyre në Tuz apo Ulqin.
Ata nuk lejohet të kalojnë pa siguracionin e automjeteve që nis nga 15 euro për vetëm 2 jave.
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë në Tiranë, që të heqë këtë pagesë për qytetarët shqiptarë, ashtu siç bëri për Kosovën.