Shoferit të minibusit që u aksidentua në Gramsh këtë të shtunë iu komunikua masa e arrestit në spital, ku po merr mjekim.
Arjol Xhepexhiu është ndaluar pasi ka dyshime se ka qenë nën efektin e alkoolit duke drejtuar mjetin, në momentin kur ai u aksidentua duke rënë nga një lartësi prej 17 metrash në aksin Gramsh-Kërpicë.
Nga aksidenti, bashkë me shoferin mbetën të plagosur nëntë persona, ndërkohë që një 30 vjeçar me inicialet L.L. mbeti i vdekur.
Policia dyshoi fillimisht se drejtuesi i minibusit kishte humbur ndjenjat për shkak të luhatjeve të tensionit dhe vapës së madhe.
Fatmirësisht asnjëri prej të plagosurve nuk është në gjendje të rëndë.