I nxehti afrikan pritet të ‘përvëlojë’ Greqinë ditën e mërkurë, a do të preket edhe Shqipëria?

Shqipëria

I nxehti afrikan pritet të ‘përvëlojë’ Greqinë ditën e mërkurë, a do të preket edhe Shqipëria?

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Ulja e temperaturave duket se do të zgjasë shumë pak, pasi në mesin e javës që vjen pritet që të rikthehen temperaturat e larta.

Shqipëria, por edhe vendet e tjera fqinje, mes të cilave Greqia po përjetojnë një fundjavë të freskët, por nga e marta temperaturat do të fillojnë të rriten.

Shërbimi Meteorologjik i Greqisë thekson se rritja do të fillojë nga e marta dhe të mërkurën e 14 korrikut temperatura pritet të arrijë 40 gradë.

Vala e të nxehtit afrikan pritet që të prekë edhe Shqipërinë.

Java që nis nesër parashikohet që të premten të mbyllet me një ulje të lehtë temperaturash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat