“Brenda vitit do të përfundojë”, kryeministri Rama jep lajmin fantastik

Shqipëria

“Brenda vitit do të përfundojë”, kryeministri Rama jep lajmin fantastik

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:18
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale punën që po bëhet për rindërtimin e Shijakut, i cili u godit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Rama premton se kjo lagje e re si një ndër zonat më të dëmtuara, do të jetë gati brenda fundit të vitit.

Postimi i plotë:

Shijaku është një tjetër model i rikrijimit, jo thjesht rindërtimit pas tërmetit, me 30 pallate të reja për afër 670 familje, 800 banesa individuale nga të cilat 600 i janë dorëzuar tashmë familjeve, 4 shkolla e 1 kopësht të përfunduar dhe 2 të tjera që po ndërtohen me financim nga BE, si dhe ndërtimi e modernizimi i gjithë infrastrukturës publike

Kjo është lagja e re Lugina, një nga zonat më të dëmtuara, ku po ndërtohen 21 pallate me 6-7 kate, 125 vendparkime nëntokësore e 150 mbitokësore, ndërsa ka përfunduar pjesa kryesore e infrastrukturës publike

Brenda fundit të vitit edhe kjo lagje do të ketë përfunduar, së bashku me rikualifikimin urban, trotuare, gjelbërim e ndriçim, e familjet do të jenë akomoduar në shtëpitë e reja, falas

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, duke ndjekur ecurinë e punimeve.

#SkaKohëPërPushim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat