Atentat me armë zjarri në Vlorë, një person qëllohet nga kushëriri i gruas.
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e sotme, ku një qytetar me iniciale S.B nga Llakatundi është qëlluar teksa ka qenë duke udhëtuar me motor.
Mësohet se ka qenë kushëriri i gruas së tij që e ka qëlluar kundër tij, por fatmirësisht nuk e ka kapur asnjë plumb, teksa ka pësuar vetëm fraktura në trup pasi është rrëzuar nga motorri.
Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.