I nxehti afrikan të mërkurën “shkrin” Greqinë, a preket Shqipëria?

Shqipëria

I nxehti afrikan të mërkurën “shkrin” Greqinë, a preket Shqipëria?

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Ditët me mot të freskët do të zgjasin shumë pak dhe në mesin e javës që vjen pritet që të rikthehen temperaturat e larta.

Shqipëria, por edhe vendet e tjera fqinje, mes të cilave Greqia po përjetojnë një fundjavë të freskët, por nga e marta temperaturat do të fillojnë të rriten.

Shërbimi Meteorologjik i Greqisë thekson se rritja do të fillojë nga e marta dhe të mërkurën e 14 korrikut temperatura pritet të arrijë 40 gradë. Vala e të nxehtit afrikan pritet që të prekë edhe Shqipërinë.

Java që nis nesër parashikohet që të premten të mbyllet me një ulje të lehtë temperaturash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat